SHQIPËRI

Vuçiq sot fillimisht takohet me ambasadorin rus, e më pas me ambasadorët e vendeve të QUINT-it

Banner

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për shkak të ngjarjeve në veri të Kosovës do të zhvillojë disa takime me ambasdorët e vendeve tjera.

Fillimisht edhe siç pritej, Vuçiq do të takohet në ora 11:00 me ambasadorin e Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan-Harçenko, ndërsa takimi me ambasadorët e vendeve të QUINT-it që ishte paraparë të mbahet në ora 08:00 është zhvendosur në ora 12:00.

Vuçiq i tha publikut mbrëmë se QUINT-i (Amerika, Gjermania, Britania e Madhe, Italia, Franca) duhet të qetësojë ‘fëmijën’ e tij.

Gjithashtu, Vuçiq mbrëmë ka biseduar në telefon me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, dhe Zëvendës Presidentin e Këshillit të Ministrave dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Italisë, Antonio Tajani.

Ndërkohë, si pasojë e protestave të dhunshme në Zveçan mbetën të lënduar 25 ushtarë të KFOR-it.

Banner

Related posts

Dogji shtëpinë e ish-gruas në Vlorë, dhëndri nga Kosova flet nga arratia: Ajo braktisi fëmijët për dashnorin

admin

Braçe ironi në Kuvend: Spaho është për rekord Guinness, si mundet që s’e zëvendësoi njeri me bilbilin?!

admin

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën e riu shqiptar

admin

Leave a Comment