KOSOVË

Dënojmë dhunën ndaj policisë, KFOR-it dhe gazetarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar për takimin që sot e ka pasur me ambasadorët e QUIN’it si dhe ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Kurti ka thënë se ndan shqetësimet me ambasadorët për sulmet ndaj KFOR’it, sot në Veriun e Kosovës. Ai sulmet i ka cilësuar si ultranacionalsite.

”Shkas dhe temë kryesore e takimit ishin zhvillimet e fundit në veri të vendit, sidomos veprimet e dhunshme dhe kriminale të protestuesve ekstremistë ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe pjesëtarëve të medieve. Edhe pse në këto grumbullime sot ka edhe protestues paqësorë, kryeministri vlerësoi se këto nuk janë protesta paqësore, por turma ekstremistësh të dirigjuara nga Beogradi zyrtar.Grafitet nacionaliste shoviniste serbe dhe aso pro-kremlinit me ekstremistë të maskuar, që targetojnë, vandalizojnë dhe sulmojnë çdo gjë jo-serbe, është treguesi kryesor i motiveve prapa veprimeve të dhunshme, e të cilat duhet të dënohen ashpër nga të gjithë. Duke i informuar për gjendjen në veri dhe zhvillimet e sotme atje, kryeministri theksoi rëndësinë dhe nevojën për de-eskalimin e situatës, si dhe shprehu gatishmërinë për të punuar me shtetet e QUINT-in drejt këtij qëllimi. Ata u dakorduan që të mbajnë komunikim të dendur orëve dhe ditëve në vijim.”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë./21Media

Banner

Related posts

Vazhdojnë të jenë të bllokuara pikat kufitare Kosovë-Serbi

admin

93 trupa të KFOR-it u lënduan nga dhuna në veri të Kosovës, thotë Stoltenberg

admin

​”Morën pjesë rreth gjysmë milion shqiptarë”, sot bëhen 33 vjet nga pajtimi i gjaqeve te Verrat e Llukës

admin

Leave a Comment