SPORT

KF Shkëndija kampion i Ligës së Dytë

KF Shkëndija kampion i Ligës së Dytë!

KF Shkëndija nga Hajvalia është kurorëzuar me titullin e kampionit në Ligën e Dytë, pas fitores në xhiron e fundit kundër Rilindjes, me rezultat 3:1.

Kësisoj, Shkëndija bashkë me Dinamon e Ferizajt, e cila e mbylli kampionatin në pozitën e dytë janë promovuar në Ligën e Parë për edicionin e ri garues 2023/24.

Trofeun dhe medaljet për ekipin kampion të Ligës së Dytë i ndanë anëtari i KE të FFK-së, Ismajl Ajeti, kryetari i Komisionit të Garave të Ligës së Dytë, Ardian Llumnica dhe drejtori për sport në Komunën e Prishtinës.

/BotaSot/

Banner

Related posts

Lajm i “hidhur” për Napolin në prag të nisjes së Serie A

admin

Ministri Çeku përgëzon Bad News Eagle për arritjet në garat e lojërave elektronike

admin

Roma prezantohet Sanchezin – Kreu

admin

Leave a Comment