AKTUALE

Kovaçevski uron Erdoganin: Besoj se si më parë, do të punojmë për sigurinë në botë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka uruar presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan për fitoren e tij të djeshme në zgjedhjet presidenciale, përcjell TV21. Kovaçevski thotë se shpreson për thellim të bashkëpunimit në nivel ekonomik dhe bashkëpunim në kuadër të NATO-s.

“Urime Rexhep Taip Erdogan për mandatin e ri presidencial.
Ne vazhdojmë të zhvillojmë miqësinë e madhe dhe tradicionale mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë në një plan ekonomik bilateral dhe në kuadër të partneritetit të NATO-s. Para nesh janë sfidat në nivel global dhe kam besim se, si më parë, do të punojmë së bashku dhe me një përkushtim edhe më të madh për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe Evropës dhe paqen në botë”, shkruan Kovaçevski.

Banner

Related posts

Myftiu i Tetovës Dr. Hfz. Selver Xhemaili falenderon drejtorin e Qshp-së Shpend Ahmeti

Gjyla Halili

Nikollovski: Bujqit të cilët nuk kanë aplikuar për subvencione shtesë për vitin 2023, do të kenë mundësi ta bëjnë këtë vit

Gjyla Halili

U arrestua disa ditë më parë, ish-zyrtares Alda Klosi i sekuestrohen një apartament dhe 1 garazh

admin

Leave a Comment