KOSOVË

Është hapur dera e “Shekullit të Turqisë”, zgjedhjet i fituan të gjithë 85 milionë qytetarët

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i sigurt në kryesimin e tij të qartë drejt rizgjedhjes, ka deklaruar se fitues në zgjedhjet kombëtare që përfunduan sot janë 85 milionë qytetarët e Turqisë, raporton Anadolu.

“Fituesit e zgjedhjeve të 14 majit dhe të 28 majit janë të gjithë 85 milionë qytetarët tanë”, tha presidenti Erdogan në një fjalim drejtuar kombit nga qyteti i Stambollit..

“Ne thamë ‘do të fitojmë në një mënyrë që askush të mos humbasë’. Kështu që, sot fituesja e vetme është Turqia”, theksoi Erdogan.

Më tej, ai tha se me këtë fitore është hapur dera e “Shekullit të Turqisë”.

“Ne përfunduam raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me vullnetin e kombit tonë”, tha Erdogan.

“Dëshiroj të falënderoj çdo pjesëtar të kombit tonë që na besoi edhe një herë përgjegjësinë e qeverisjes së vendit për 5 vitet e ardhshme”, u shpreh ai.

Sipas kreut të Këshillit Suprem Zgjedhor të Turqisë (YSK), Ahmet Yener, nga 75,42 për qind të votave të numëruara, presidenti Erdogan kryeson në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me 53,41 për qind të votave, ndërsa kandidati i opozitës, Kemal Kılıçdaroglu, ka 46,59 për qind.

Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, më 14 maj, asnjë kandidat nuk arriti të sigurojë 50 për qind të votave të kërkuara, megjithëse Erdogan kryesoi me 49,52 për qind. Aleanca e Popullit e udhëhequr nga Erdogan gjithashtu siguroi shumicën në parlamentin turk.

Banner

Related posts

Ushtria në nivelin më të lartë të gatishmërisë, të vendosur për të mbrojtur popullin

admin

Zgjedhjet vetëm në përputhje me ligjin

admin

“200 fluturime në ditë nga Rinasi”, Rama: Konkurrojmë aeroportin e Beogradit

admin

Leave a Comment