KOSOVË

Serbët në Kosovë t’i shprehin mospajtimet në mënyrë paqësore

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Millosh Vuçeviq ka kërkuar nga serbët në Kosovë që protestat dhe mosmarrëveshjet e tyre t’i shprehin në mënyrë demokratike dhe paqësore dhe ta shmangin skenarin që serbët janë faktor shkatërrues dhe shqetësues.

Vuçeviq u ka thënë mediave në Serbi, se Kurtit nuk i interesojnë kritikat që merr nga përfaqësuesit ndërkombëtar por gjithmonë shkon një hap më tej.

“Unë vetëm po kërkoj nga serbët në Kosovë që të mos bien në provokime, të shprehin protestat dhe mosmarrëveshjet e tyre në mënyrë demokratike dhe paqësore, të shmangin atë skenarin që ne jemi vazhdimisht një faktor shkatërrues, një faktor shqetësues në zonë, të mos i shkojmë përshtati Kurtit që çdo mëngjes ëndërron se është Zelenski dhe se do të jetë viktimë, ne disa agresorë”, tha ai.

Sipas tij, është e rëndësishme që serbët të jenë të mençur dhe racional. Ai tha detaje edhe për urdhrin që dje presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka lëshuar që ushtria serbe të vendoset në kufirin me Kosovën.

“Ne besojmë në një zgjidhje politike paqësore, nuk kemi nevojë për lojëra apo lojëra luftarake, nuk nxitojmë në luftë dhe konflikte, nuk duam që askush të pësoj e të vdesë, por ka thjesht vija të kuqe për vendin tonë që i kemi nënvizuar disa herë dhe kaq. Pra, me urdhër të presidentit, ushtria serbe mbetet në atë nivel, në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake”, tha ai.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dhënë dorëheqje nga udhëheqja e partisë në pushtet, Partisë Përparimtare Serbe (SNS).

Gjatë mbledhjes partiake, të mbajtur sot në Kragujevc, Vuçiq e propozoi ministrin e Brendshëm të Serbisë, Millosh Vuçeviq, në postin e kryetarit të kësaj partie.

Vuçeviq është po ashtu zyrtar i lartë i kësaj partie.

Ai pritet që të zgjidhet në krye të SNS-së gjatë të shtunës, teksa mbledhja partiake po vazhdon.

Banner

Related posts

Qëndrojmë me popullin e Kosovës, por jo me individin që nuk ka instinkt bashkëpunimi

admin

Vjehrri zihet me nusen e djalit, e qëllon me pushkë e më pas i djeg trupin

admin

Është koha që Kurti të përcaktohet nëse do ta bëjë Asociacionin, thotë Daçiq

admin

Leave a Comment