KOSOVË

Ushtria në nivelin më të lartë të gatishmërisë, të vendosur për të mbrojtur popullin

Forcat e armatosura të Serbisë mbeten në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake, ky ishte vendimi i marrë nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë në Serbi, që u zhvillua pas situatës së tensionuar në veri të Kosovës.

Media serbe “Tanjug”, shkruan se gjatë takimit u ra dakord për të gjitha aktivitetet e nevojshme të sigurisë me qëllim të forcimit të kapaciteteve mbrojtëse të Serbisë.

“Republika e Serbisë do të jetë e vendosur dhe e palëkundur në mbrojtjen e popullit të saj”, ka thënë Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Të premten (26 maj) marrja e detyrës nga kryetarëve të rinj të 3 komunave në veri të Kosovës ka hasur në rezistencën e serbëve lokalë, të cilët nuk i pranojnë si të përzgjedhurit e tyre. Për këtë arsye, është dashur edhe ndërhyrja e policisë, ku pesë efektivë të Kosovës kanë mbetur të plagosur. Për të shpërndarë protestuesit Policia përdorur edhe gaz lotsjellës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti reagoi këtë të shtunë, duke ftuar qytetarët, veçanërisht ata serbë të Kosovës që të bashkëpunojnë me kryetarët e rinj të komunave. Në përgjigje të reagimeve nga partnerët ndërkombëtarë, Kurti tha se nuk kishin zgjidhje tjetër pasi një veprim ndryshe do të ishte mos përmbushje e obligimeve kushtetuese të Qeverisë ndaj kryetarëve të rinj.

Për këtë situatë reaguan edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e BE të cilët dënuan sulmet dhe kërkuan ndërprerjen e masave të dhunshme. NATO kërkoi që institucionet e Kosovës të shtensionojnë menjëherë situatë, duke bërë thirrje për dialog mes palëve.

Banner

Related posts

Kurti thotë në fillim të javës vendos nëse do të shkojë në Bruksel

admin

Gjykata Speciale mund ta ndihmojë Serbinë të rishkruajë historinë

admin

Pjesëmarrje e ulët, ja sa qytetarë kanë votuar deri në orën 15:00

admin

Leave a Comment