SPORT

Chelsea do të bëjë ndryshime në verë

Chelsea do të bëjë ndryshime në verë sa i përket portës.

Sepse as Mendy, as Kepa nuk i japin klubit garanci të mëdha.

Kështu, André Onana, “gardiani” i Interit, që ia “vodhi” vendin Samir Handanovicit në periudhën e fundit, është vënë në fokusin e drejtuesve të bluve të Londrës.

Performanca e tij e mirë dhe aftësia për të luajtur me këmbë e bëjnë atë një profil tërheqës për blutë.

Problem për Chelsea-n mbetet Kepa Arrizabalaga, portieri më i shtrenjtë në botë (kushtoi 80 milionë në vitin 2018 dhe paguhet rreth 9 milionë stërlina bruto në vit, pra rreth 6 milionë euro neto), i cili nuk mund të qëndrojë si rezervë.

Për këtë arsye, ideja e Chelsea-t është ta përfshijë portierin bask në bisedimet për blerjen e Onanës, por drejtuesit e Interit duan vetëm para “cash”, për të rregulluar bilancin (duhen të paktën 60-70 milionë euro).

Kështu Kepa, pavarësisht se është një profil interesant, nuk vlerësohet si alternativa perfekte për ziklatrit.

Në javët në vijim, në çdo rast, kontaktet do të vazhdojnë. E sigurt, megjithatë, është se Interi nuk dëshiron të bëjë zbritje dhe do të kërkojë të paktën 40-45 milionë për portierin kamerunas, i cili verën e kaluar mbërriti në Milano me parametër zero pasi mbylli përvojën tek Ajaxi i Amsterdamit.

/BotaSot/

Related posts

Ëndrra Euro 2024! Shqipëria pret sot në ‘Air Albania’ Poloninë, Sylvinho në dilemë për titullarët! Trajneri ‘skicon’ formacionin

admin

Euro 2024/ ‘Shqipëri unë ty të kam nanë, ti djalë më ke! Fitore! Fitore!’ Qindra tifozë nga Kosova drejt Tiranës të mbështesin kombëtaren përballë Polonisë

admin

Dalin në shtije biletat për përballjen mes Zvicrës dhe Kosovës

admin

Leave a Comment