KOSOVË

Kryetari i Zubin Potokut dhe ai i Zveçanit janë në objektet e komunës

Në objektin e komunës së Zubin Potkut tashmë ka hyrë kryetari, Izmir Zeqiri. Ai ka hyrë me asistimin e Policisë së Kosovës të cilës i është dashur që t’i largojë protestuesit me gaz lotsjellës.

Zeqiri për RTV21 gjatë ditës ka konfirmuar se serbët e kanë penguar atë të futet brenda objektit të komunës.

Peci: Jam në objektin e Komunës së Zveçanit, brenda zyrës së kryetarit

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci ka thënë se ndodhet në objektin e Komunës.

Sipas tij, aty situata është e qetë ndërsa brenda, ka thënë ai, ndodhet edhe Policia e Kosovës.

“Jam brenda objektit në zyrën e kryetarit të Komunës, Janë disa pakënaqësi jashtë por brenda objektit çdo gjë është nën kontroll. Edhe brenda objektit janë Policia, janë duke i larguar disa shenja, disa flamuj, disa shkrime”, ka thënë ai përmes telefonit.

Banner

Related posts

Anija shqiptare shpëton 55 emigrantë

admin

Një muaj paraburgim të dyshuarit për kanosje me vrasje Kurtin

admin

Lajçak dhe Escobar në Kosovë dhe Serbi/ Vizita e tyre do t’i ketë dy qëllime

admin

Leave a Comment