SPORT

Barça kursen 40 milionë me largimin e dy veteranëve

Largimet e Sergio Busquets dhe Jordi Albas kanë një efekt anësor pozitiv për Barçën.

Të dy veteranët kishin paga shumë të larta, të trashëguara nga epoka e Bartomeut. Mu uljen e ndjeshme të nivelit të pagave, tani mund të regjistrohet lehtësisht edhe Gavi.

Andaluziani ka një klauzolë në kontratën e tij sipas së cilës mund ta ndërpresë nëse klubi katalanas nuk do të jetë në gjendje ta regjistrojë me ekipin e parë para 1 korrikut.

Busquets dhe Alba e lehtësojnë me rreth 40 milionë euro arkën e Barcelonës.

Tani ndizet drita jeshile edhe për përditësimin e kontratës së Araujos dhe rinovimin e kontratës së të riut Alejandro Balde.

Gjithçka. Tifozët e Barçës, në fakt, po presin me ankth surprizën e madhe: rikthimin e Lionel Messit.

/BotaSot/

Related posts

Shpresat e Rumanisë pësuan aksident automobilistik në Shqipëri përpara largimit

admin

Prishtina në çerekfinale të Kupës, eliminon Dukagjinin

admin

Lazio fiton ndaj Cluj, Krasniqi detyron ekipin italian të mbetet me një lojtar më pak

admin

Leave a Comment