SPORT

Gjiganti belg: Dua të qëndroj!

Mes Romelu Lukakut dhe Interit ka një lidhje me rrënjë të thella. Pas kthimit në huazim nga Chelsea dhe një pjese të parë të sezonit të vështirë, sulmuesi belg është kthyer në formë në këtë finale intensive të sezonit për zikaltrit, duke vënë firmën e tij në sukseset e fundit.

Një lidhje ndoshta më se e fortë se aspektet kontraktuale dhe në fund të sezonit Lukaku, kartoni i të cilit i përket Chelsea-t, do të kthehet në Londër, por ndërkohë dëshira e tij është e qartë, e shprehur që verën e kaluar, kur u rikthye në Milano, dhe që e ka përsëritur shpesh, ajo për të qëndruar.

Gjithsesi gjithçka mbetet për t’u përcaktuar, edhe pse duket se kjo nuk e prish qetësinë e sulmuesit interist, siç bëri të ditur edhe në intervistën e tij të fundit ku shprehet:

“Mendoj se bëra mirë sezonin e kaluar te Chelsea, por atëherë e dija se, nëse nuk do të kishte funksionuar te Chelsea, kisha gjithmonë në dispozicion opsionin Inter.

Kur firmosa sërish për Interin, e dija se i përkas këtij vendi. E marr shumë seriozisht këtë klub, dua të bëj më të mirën time.

Njerëzit këtu e shohin. Kur të inkurajojnë këtu, është gjëja më e mirë që mund të të ndodhë. A do të qëndroj?

Të shohim, unë e jetoj jetën ditë pas dite. Nuk provoj stres apo presion. Duhet marrë një vendim, kjo është e gjitha”.

/BotaSot/

The post Gjiganti belg: Dua të qëndroj! appeared first on Kreu.

Related posts

Boksieri i pamposhtur amerikan: Do ta kem për nder t’i tregoj vendin Tyson Fury

admin

“Dritë në fund të tunelit”, Pochettino jep lajmin e madh për Brojën

admin

Luiza Gega nuk i vendos vetes limite, rekord absolut me tre medalje ari në Kampionatin Ballkanik

admin

Leave a Comment