SHOWBIZ

“Me një klik qytetarët do t’i shohin analizat, diagnozat, dhe terapitë që kanë marrë”, prezantohet platforma “Shëndeti im”

Ministria e Shëndetësisë sot prezantoi platformën “Shëndeti im” e cila,  siç thonë nga ky dikaster, do t’u mundësojë të gjithë qytetarëve të kenë qasje të lehtë dhe kontroll në të dhënat personale shëndetësore. Aplikacioni përfshin një qasje edukative dhe ndërvepruese për të dhënat shëndetësore të çdo përdoruesi dhe ofron një mundësi për të pasur një pasqyrë të analizave  diagnostike, udhëzimet për kontrollet specialistike, vaksinat dhe certifikatat për vaksinim dhe informacione të tjera në formën e një dosje personale shëndetësore. Në suaza të kësaj zgjidhje digjitale do të mundësohen edhe informacione detajore për të gjitha shërbimet shëndetësore të kryera.

“Aplikacioni “Shëndeti im” është një novitet shumë i madh dhe shumë shpresë dhënës. Po ndodh tash, e ndoshta është dashur të ndodhë shëmë më herët në Maqedoni. Tash në i përshpejtuam procedurat që të ndodhi me të vetmin qëllim që pacientët të hyjnë në aplikacionin “Shëndeti im” dhe të informohen, mos të mbajnë deri tash si i kanë mbajtur ato fletoret me papka me të gjitha analizat që të mos i humbin. Tash do të hynë me një klik dhe do t’i ketë gjitha komplet, çfarë ka bërë analiza, laboratori, flet lëshime gjatë spitaleve, diagnostifikim, terapi prej mjekut amë”, tha mes tjerash ministri Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

Banner

Related posts

Aspak i panjohur për publikun, përkundrazi! Njihuni me drejtorin e ri artistik të Louis Vuitton

admin

Foto/ Nuk ka konkurrencë, Rihanna duket magjepsëse dhe plot stil teksa fotografohet me familjen e saj 

admin

Sia zbulon se vuan nga autizmi!

admin

Leave a Comment