SPORT

Besa ia kujton Taib Kabashit trajnerin më të trofeshëm, që ka gati 2-fishin e trofeve më shumë se ai

Besa Famgas e Pejës po përgatitet për të fituar titullin e 19-të apo të 10-tin rresht.

Nesër në orën 20.15 në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë, Trepça përballet me Besën Famgas, finalja e dytë e play-off-it të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Kryesia e Besa Famgas ia kujton Taib Kabashit se cili është trajneri më i trofeshëm, që ka gati 2-fishin më shumë se ai.

“Taib Kabashi po deklarohet nëpër televizione se është trajneri më i trofeshëm në Kosovë.

Nuk është Taib Kabashi por është Valon Sylejmani. 

Taib Kabashi po ia bëjmë me dije se trajneri i portierëve të Besës, Valon Sylejmani, ka gati 2-fishin më shumë të titujve se sa Kabashi.

Sylejmanl ka 10 tituj e 8 Kupa të Kosovës, pa llogaritur edhe trofetë me të rinjtë e Besës.

Sylejmani është pjesë e pandashme e Besës.

Sylejmani është bindshëm më i trofeshëm se Kabashi”, i ka bërë me dije KH Besa Famgas kryetrajnerit të Trepçës.

/BotaSot/

Related posts

​Muja: U rrita në rrugët e Kosovës, e ëndërrova këtë ditë

admin

Shkëndija, me e vlevshme nga Maqedonia

admin

Chelsea e Arsenal duan “yllin” ganez

admin

Leave a Comment