AKTUALE

Njëri 19 mijë denarë, tjetri 90 mijë denarë rrogën mesatare në Maqedoninë e Veriut

Rroga mesatare në të gjithë sektorë nuk është e njëjtë. Dallimi ndërmjet sektorit më të paguar dhe atij më pak të paguar është mbi një mijë euro.

Rroga më e lartë mesatare neto është regjistruar në sektorin e programimit kompjuterike (90 848 denarë), ndërsa më e ulët në veprimtaritë e sigurisë dhe të hetimit (19 927). Në sektorin e shërbimeve lidhur me mirëmbajtjen e ndërtesave, mjedisit jetësor dhe natyrën rroga mesatarë është 22 330, ndërsa te veprimtaritë tjera profesionale, shkencore dhe teknike rroga mesatare mujore është 59 368 denarë.

Rroga mesatare neto në Maqedoninë e Veriut në muajin mars është 34 925 denarë, duke shënuar rritje për 3.6 përqind në krahasim me shkurtin, ndërsa 12.4 përqind në krahasim me marsin e vitit të kaluar.

Ndryshe, rrogë për 78 përqind më të lartë ka marrë për muajin prill ministri i financave Fatmir Besimi. Ai këtë e konfirmoi në një takim me gazetarët. Siç tha Besimi, rroga e deritanishme e tij ka qenë 71 145 denarë, ndërsa për muajin e fundit, prillin, ka marrë 125 960 denarë.

Pas kësaj, ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi ka llogaritur që rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut do të jetë 600 euro

Banner

Related posts

KUSH E KA GJUHËN SHQIPE GJUHË TË NËNËS, DUHET TË DALË NË PËRKRAHJE TË PROTESTËS PËR GJUHËN SHQIPE NË SHKUP

Gjyla Halili

Linjë telefonike pa pagesë të Avokatit të Popullit për shkelje të të drejtës së votës

Gjyla Halili

Fërçkovski për akuzat për keqpërdorime financiare: Shpërndahen gënjeshtra, e turpshme vërejtja e MPJ-së

Gjyla Halili

Leave a Comment