KOSOVË

Escobar të lexojë ç’shkruhet në Marrëveshjen e Brukselit, s’ka asociacion nëse serbët nuk kthehen në institucione

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka reaguar ndaj deklaratës së të dërguarit të posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar se SHBA-të janë në pritje të propozimit të Prishtinës për Asociacionin, duke i thënë që të lexojë se çfarë shkruhet në Marrëveshjen e Brukselit.

 “Të lexoni se çfarë është shkruar në Marrëveshjen e Brukselit dhe anekset e saj, në parim. Autoritetet e Prishtinës nuk kanë asnjë autoritet apo kompetencë“, tha Vuçiq, raporton Tanjug.

Teksa bëri me dije se mëngjesin e së martës (23 maj)  një flamur i ri u vendos në ndërtesën e komunës në pjesën veriore të Mitrovicës së Kosovës, dhe se të enjten është paralajmëruar betimi i kryetarëve shqiptarë në veri të Kosovës, Vuçiq paralajmëroi Prishtinën se nuk do të ketë Asociacion derisa serbët të kthehen në institucione.

Duke iu referuar deklaratave të Josep Borrel që veçon Serbinë si vendin e mospërputhjes me BE ndaj aksioneve Ruse, Vuçiq sqaroi edhe njëherë se vendi i tij e bën politikën në mënyrë të pavarur dhe kjo nuk do të ndryshojë.

“Borelj ka të drejtë. Serbia është e vetmja që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë”, tha Vuçiq dhe theksoi se Serbia është e vetmja që e bën politikën e saj në mënyrë të pavarur. “Përderisa mund të bëjmë një politikë të pavarur, do ta bëjmë, kur nuk mundemi do t’i informoj qytetarët për këtë, por ne kemi arritur të mbajmë qëndrimet tona që kemi formuluar për një vit e tre muaj tani”, tha Vuçiq.

Banner

Related posts

I shpallëm të gjithë diplomatët rusë “persona non grata”, ndikimi i Rusisë në Mal të Zi asnjëherë nuk ka qenë më i vogël se tani

admin

Sanksionet ndaj Vulinit janë përgjegjësi e imja

admin

Serbia nuk mund ta kushtëzojë Kosovën për zgjedhjet në veri

admin

Leave a Comment