SPORT

Kosova me 8 boksierë në Shkup

Kombëtarja e Kosovës për të rinj është gati për turneun ndërkombëtar që do të zhvillohet në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut në boks. 

“Kosova me 8 boksierë në turneun ndërkombëtar ‘Arena Cu’ në Shkup.

Federata e boksit vazhdon me gara sipas kalendarit vjetor, garat e radhës janë në Shkup me 28 maj në turneun ndërkombëtar për junior  dhe të rinj.

Me kërkesë të nikoqirit Kosova do të marrë pjesë me 8 boksierë, 3 juniorë dhe 5 të rinj.

Boksierë – junior 2007 -2008

52 kg Eldar Aliu
57 kg Denis Krasniqi
70 kg Luan Morina
Të rinjtë 2005 – 2006
57 kg Lumturim Xhoxhaj
60 kg Rexhep Morina
67 kg Planet Berisha
71 kg Lekë Juniku
86 kg Arnis  Dautaj

Ekipin e Kosovës do ta udhëheqin selektori i të rinjve Besim Brahimi dhe selektori i juniorëve Besnik Vranovci.

Drejtësinë do ta ndajë gjyqtari ndërkombëtar – IBA Latif Demolli”, njofton Federata e Boksit e Kosovës.

/BotaSot/

Related posts

Ancelotti tregon futbollistin më vendimtar të momentit në botë

admin

Tenisti probleme me diabetin, “sulmon” Roland Garrosin

admin

NBA kthehet në arenë boksi, përplasje fizike mes lojtarëve

admin

Leave a Comment