SPORT

Guardiola mendon për dhuratën e parë

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, është duke menduar seriozisht transferimin e yllit të Bajernit të Mynihut, Joshua Kimish, në “Etihad” për sezonin e ardhshëm në rast se Ilkai Gyndoan do të largohet nga kampionët.

Mesfushori gjerman konsiderohet një prej më të mirëve në botë në rolin e tij që kur debutoi pikërisht me Guardiolën në stolin e Bajernit në vitin 2015.

Por ashtu si shumë shokë të tjerë të skuadrës, Kimish nuk është i kënaqur me mënyrën se si është menaxhuar klubi i tij këtë sezon, ndërsa rrezikon që ta mbyllë atë pa fituar asnjë trofe.

Dhe sipas “The Sun”, me mundësinë e largimit të Gyndoanit në fund të sezonit, duke qenë në skadencë kontrate, Kimish është një alternativë për ta zëvendësuar ish-talentin e Dortmundit te “qytetarët”.

Guardiola do të shfrytëzojë edhe Zhoao Kanselon në këtë operacion. Mbrojtësi i huazuar te Bajerni nuk do të transferohet përfundimisht nga kampionët e Gjermanisë në fund të sezonit, pasi ata mendojnë se 60 milionë paundët që kërkon Siti janë shumë për portugezin.

Por anglezët pritet ta përdorin kartonin e tij si mundësi për të ulur çmimin e Kimishit, i cili ka edhe dy vite kontratë në Mynih.

/BotaSot/

Banner

Related posts

Nuk i njihja lojtarët e Shqipërisë”! Trajneri nga Çekia vlerëson: Më kanë befasuar, lexova që luajnë në Itali

admin

Ia ndali penalltinë reprezentuesit të Serbisë, kjo është nota për shqiptarin e Kosovës

admin

Guardiola: Bravo Arsenalit, na kanë bërë më të mirë

admin

Leave a Comment