SHOWBIZ

Islam Islami, emërohet drejtor i Medresesë “Isa Beu” në Shkup

Banner

Bashkësia Fetare Islame ka njoftuar se kryetari i saj, Shaqir Fetahu ka emëruar Dr. Islam Islamin, për drejtor të SHMI “Medreseja Isa Beu” në Shkup.

Kjo është biografia e publikuar nga BFI:

Dr. Islam Islami lindi më 13 gusht të v.1981 në Shkup, Republika e Maqedonisë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, te “Liria”- Shkup. Gjatë mësimeve fillore ndoqi edhe mësimet fetare në mektebin e xhamisë Haxhi Muhjidin në lagjen Serava të Shkupit. Ishte i etshëm për njohuritë fetare, ku pas përfundimit të shkollës fillore vazhdoi mësimet e shkollimit të mesëm në Medresenë “Isa Beu”, në Shkup (1996-2000). Pas suksesit që tregoi Islami në Medrese, si fitues i bursës të dhënë nga Republika e Egjiptit, vazhdoi studimet e tij në Fakultetin e Usuluddinit drejtimi Akide (Apologjetikë) dhe Filozofi të Universitetit të El-Ez’herit (2000-2005).

Studimet pasdiplomike i kreu në Fakultetin e Shkencave Islame në Universitetin e Kajros, ku edhe fitoi titullin: Specialist i shkencave islame (2006-2008).

Pas specializimit të Shkencave Islame në të njëjtin fakultet vazhdon studimet Master ku pas suksesit të treguar merr titullin Magjistër i Filozofisë Islame me tezën: “Njohuria sufiste (gnoseologjia) ndërmjet Al-Muhasibiut dhe Ebu Hamid Al Gazalit,” të kryer me sukses të shkëlqyeshëm (2008-2011).

Pastaj vazhdon studimet e Doktoratës në Universitetin e UEJL në shkencat politike dhe administratë publike me temë: “Egjipti ndërmjet shekullarizmit etatist dhe islamizimit politik” (2013-2017)

Gjatë vijimit të studimeve, Islami ka qenë, po ashtu, anëtar i organizatave jo-qeveritare, përfshirë “Takimet filozofike” me kryetarin Dr. Mahmud Hamdi Zakzuk, ish-ministrin i vakëfeve në Egjipt, si dhe profesorë universitarë në Egjipt dhe jashtë vendit.

Gjatë studimeve, ka qenë i punësuar në Radio Televizionin e Egjiptit si përkthyes nga gjuha arabe në gjuhën shqipe, si dhe ka qenë udhëheqës i emisionit “Ju flet Kajro.” (2003-2007)

Ka punuar po ashtu si përkthyes në takime të ndry¬shme diplomatike në Kajro (2008-2010).

Ligjërues në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup 2012.

Dr. Islam Islami si mësimdhënës është angazhuar në Medrese nga viti 2013 nga sot ka pranuar detyrën e re si drejtor, me përkushtim dhe vullnet ka filluar angazhimin, që cilësia e mësimnxënies të jetë sa më e lartë.

Banner

Related posts

Princ Harry dhe Meghan Markle mund të përfundojnë në gjykatë?!

admin

Përgatituni për të parë një “shi epik” meteorësh këtë javë

admin

Pique habit me këshillat provokuese për të rinjtë, reagime në rrjet

admin

Leave a Comment