SHQIPËRI

Çfarë është “virusi amerikan” që e ka kapluar Serbinë?

Humbja në peshë, temperatura e lartë deri në 40 gradë, dhimbje muskujsh, skuqje, janë këto simptoma të një virusi që ka pllakosur fëmijët e moshës parashkollore dhe më lartë gjatë javëve të fundit në Serbi.

Sipas ekspertëve, kjo që po ndodhë është i ashtuquajturi “virusi amerikan” dhe ajo që e dallon nga të tjerët është se në trup shfaqet një skuqje karakteristike, përcjell Insajderi.

Fëmijët në përgjithësi trajtohen me antipiretikë, pinë më shumë lëngje dhe nëse ndodhë infeksion bakterial, atëhere mjeku përshkruan një antibiotik dhe gjithçka thuhet se kalon nga shtatë deri në 10 ditë.

Siç sqarojnë mjekët, gjëja më e rëndësishme është kryerja e analizave me kohë, veçanrësisht nëse temperatura është e lartë.

Sipas pediatrit, Sasha Miliçeviq, moti i ftohtë favorizon përhapjen e viruseve, pavarësisht se është maj moti është i ftohtë gjë që kontribuon edhe në sëmundjen e fëmijëve për shkak qëndrimit në shtëpi.

“Nuk ka terapi të veçantë nëse nuk ka raste të komplikuara dhe virusi zakonisht largohet vetë. Është e nevojshme të jepet ilaç kundër temperaturës së ngritur dhe të jepet pak më shumë lëng se zakonisht. Është shumë e rëndësishme për. fëmija të pushojë, të kufizojë të gjitha aktivitetet e tij, nuk duhet të shkojë në shkollë apo kopsht, të izolohet nga vëllai, motra, gjyshja, gjyshi. Virusi është mjaft ngjitës. Mund të shkaktojë problem tek të rriturit dhe ata që kanë sëmundje kronike”, thotë pediatri. /Insajderi

Related posts

Dasmorët pushtojnë tunelin e Kalimashit, dhjetëra vetura në autostradë

admin

Rama në Britaninë e Madhe: Nuk e sollën të rinjtë shqiptarë drogën këtu, ata përdoren nga kriminelët

admin

Tërmet në Shqipëri

admin

Leave a Comment