AKTUALE

Mexhiti: Nuk u vetëpërjashtuam, mbetemi në BDI

“Dikush në BDI mbledhjet po i organizon në mënyrë të fshehtë dhe nuk na kanë ftuar të debatojmë para se të dalin me konkluzion për vetëlargim”, kështu thotë njëri nga 5 anëtarët e Kryesisë Qendrore të integristëve, për të cilët dje në një kumtesë u shpreh keqardhja për vetë largimin e tyre nga partia. Izet Mexhti, tha se ai qëndrim është jo legjitim duke mos u bazuar në statutin e partisë, andaj ata nuk do të heqin dorë nga subjekti politik, për të cilin thotë se e bashkë themeluan me kryetarin Ali Ahmeti.

“Të gjithë ne jemi të zgjedhur në Kongres të partisë të rregullt, me procedurë të rregullt, jemi zgjedhur në pozita të kryesisë së ngushtë në këshillin e përgjithshëm dhe këtë duhet ta bëjnë nëpërmjet procedurës demokratike, ta thërret Këshillin apo Kongres të jashtëzakonshëm për ta vendos si pikë në rend të ditës se këta që kanë kontribuar qe 20 vite për BDI, tash i ka lënë mendja dhe të propozoj të na shkarkojë, por duhet të thuhet se cilin nen të statutit e kemi shkel,” deklaroi Izet Mexhiti, Fraksion i BDI-së.

Ata thonë se do të vazhdojnë të jenë pjesë e BDI-së si fraksion, duke përdorur të gjitha format demokratike, dhe nuk do të heqin dorë nga degët që vetë i zhvilluan, por jo vetëm për bastionet e Çairit dhe Sarajit. Grupi i Zjarrit kërkon që të ndërpritet manipulimi i publikut përmes lojërave të fjalëve, ti kushtohet vëmendje serioze mospajtimeve brenda partiake, si pasojë e shkeljes së statutit partiak. Mexhiti tha se turpi i radhës së BDI-së është gjunjëzimi para ish-branitellit Angellov, për hesape të socialdemokratëve.

“Zotëri Ahmeti i kualifikon si ultimatume, apo si kërkesa tejet të mëdha të papranueshme që do të jenë në funksion të forcimit të BDI-së, a në të njëjtën kohë e shohim një ultimatum nga Stojançe Angellov, i cili nuk ka as deputetë në Kuvend, vetëm të mos rrezikohet për 4-5 mijë vota partneri i tij LSDM, i pranohet ultimatumi për branitellat, duke i harruar ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Gjitha këto flasin se BDI është kapur nga një mish i egër dhe mercenarë, uzurpatorë që janë aty për interesa dhe funksione,” deklaroi Izet Mexhiti, Fraksion i BDI-së.

Ndërkaq nga zyra e BDI-së as sot nuk dhanë sqarime se në çfarë nene të statutit të partisë e bazuan konkluzionin unanim për vetë largim të 5 anëtarëve të Kryesisë Qendrore. Komunikimi i fundit me media ishte të premten para hyrjes në mbledhje në Reçicë të Tetovës, ku kreu i partisë Ali Ahmeti tha se nuk do flitet për shkarkime. Pas asaj kumtuan keqardhje se Izet Mexhiti, Musa Xhaferi, Blerim Bexheti, Visar Ganiu dhe Nevzat Bejta janë vetë larguar nga organi më i lartë i partisë.

The post Mexhiti: Nuk u vetëpërjashtuam, mbetemi në BDI appeared first on Kreu.

Related posts

Fronti Europian/ Hoxha: As Mickoski as mentorët e tij në linjën Beograd-Moskë, por as vasalët e tij nuk mund ta gjunjëzojnë Frontin Europian

Gjyla Halili

Geer: Asnjë vend nuk e humb identitetin në rrugën drejt BE-së

admin

Ali Ahmeti: Me Talat Xhaferin kryeministër të gjithë do të jenë zot në shtetin e vet

Gjyla Halili

Leave a Comment