AKTUALE

Deputeti i VMRO-së: Trenin e drejtuar nga BDI, me të cilin shëtitet LSDM, do ta shkarkojmë në Idrizovë

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski në një takim me qytetarë ka bërë një sërë akiuzash dhe krahasimesh për qeverisjes LSDM-BDI dhe projekteve të drejtuara prej tyre, përcjell KlanM.

“Më duhet t’i përgjigjem kolegut Kaevski se VMRO-DPMNE është dashur të hipë në trenin evropian. VMRO-DPMNE ka kohë që ka hipur në trenin evropian, treni në të cilin lëviz LSDM është tren mallrash dhe ai tren është i ngarkuar me paratë e qytetarëve që po grabiten nga BDI dhe LSD. Ai tren drejtohet nga BDI-ja, ndërsa LSDM-ja qëndron vetëm në vagonin e saj dytësor. Se ai tren nuk ec nëpër binarët evropianë ua tregoi edhe Komisioni Evropian, i cili tha se pesë ligjet me të cilat duan të legalizojnë krimin me marrëveshjen për autostradat thjesht nuk janë evropiane dhe nuk duhet të kalojnë me flamur evropian”, theksoi Petrushevski.

Ky tren i dretjuar nga BDI, sipas deputetit të VMRO-së, për shpejt kohë do të shkarkohet në stacionin e Idrizovës.

Banner

Related posts

Kuvendi miraton Ligjin, paga minimale rritet në 264 euro

admin

Rina Ajdari: 100 ditë skandale, nënçmime, poshtërime dhe dështime.

Gjyla Halili

Si filloi lufta para 23 viteve në Tetovë

Gjyla Halili

Leave a Comment