SHQIPËRI

Stojkoviq: Vuçiq e angazhon grupin Wagner në protestën e Beogradit

Avokati Çedomir Stojkoviq ka treguar se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka angazhuar grupin paramilitar rus Wagner në protestën e Beogradit.

Stojkoviq me anë të reagimi në Twitter, ka theksuar se pjesëtarë të grupit ekstremist “Patrulla Popullore” janë parë në këtë protestë.

“Aleksandar Vuçiq angazhon grupin Wagner në protestën e Beogradit! Ilija Vuksanoviq, i cili ka sulmuar qytetarët në protestën e djeshme, është pjesëtar i pjesës serbe të grupit Wagner (dega e Patrullës Popullore), që ishte e pranishme gjatë gjithë protestës me qëllim që të shkaktonte incidente të dhunshme dhe vepruan në marrëveshje me SNS [partia që drejtohet nga presidenti serb]”, shkruan Stojkoviq.

Sipas tij, këta pjesëtarë kanë ardhur për të kompromentuar protestën.

“Ata sollën tre flamuj propagandues rusë me idenë për të kompromentuar protestën, duke dërguar një imazh të rremë se Rusia qëndron pas protestës dhe se protestat janë të dhunshme, prandaj sulmuan qytetarët për të shkaktuar incidente”, shton ai, përcjell Telegrafi.

Avokati nga Beogradi pohon se SNS-ja e Vuçiqit së bashku me Ambasadën e Federatës Ruse janë duke planifikuar incidente në protestën e radhës.

“Ka të dhëna se pjesa serbe e grupit Wagner, në bashkëpunim me SNS-në dhe Ambasadën e Federatës së Rusisë po planifikojnë incidente më të gjera në protestën e radhës. Grupi Wagner, SNS-ja dhe Ambasada po punojnë së bashku kundër protestave demokratike në Serbi”, pohon avokati.

“Ju kujtoj se në muajin shkurt, Aleksandar Vuçiq e ndaloi hetimin kundër grupit Wagner në Serbi, me të cilin padyshim bashkëpunon”, përfundon Stojkoviq.

Arsyeja për organizim të protestës në Beograd është zhgënjimi me reagimin e autoriteteve, pas dy vrasjeve masive që kanë ndodhur në Serbi, në muajin maj, në të cilat janë vrarë 18 persona.

Në mesin e kërkesave të protestueseve ka qenë dorëheqja e ministrit të Punëve të Brendshme, Bratisllav Gashiq dhe e drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informim (BIA), Aleksandar Vulin.

Protestuesit po ashtu kanë kërkuar edhe zëvendësimin e trupit rregullativ për mediat elektronike (REM), mbylljen e tabloideve që sipas tyre, bëjnë thirrje për dhunë dhe për tërheqjen e frekuencave kombëtare për televizionet Pink dhe TV Happy.

Related posts

Shpërthen gazi në minierë në Bulqizë, digjen tre punëtorë

admin

Nis takimi i Escobar dhe Lajçak me Vuçiqin

admin

Edi Rama: Asnjë progres s’mund të bëhet pa lirimin e tre policëve

admin

Leave a Comment