KOSOVË

Zgjedhjet në Greqi, 7 emigrantë shqiptarë mes kandidatëve

Banner

Shtatë emigrantë shqiptarë do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 21 majit në Greqi. Dy prej kandidatëve Fatos Malaj dhe Niko Bilika garojnë për partinë PASOK, njëri në Athinë dhe tjetri në Selanik. Ndërsa tre të tjerë Adiljan Koxhaj, Makrina Koci dhe Angjelos Jahollari kandidojnë me Partinë “Siriza” në Selanik dhe Evia. Sidorela Kalthi garon për Partinë Komuniste greke në Kretë dhe Paty Vardhami kandidon në Athinë me nismën “MERA 25”.

Shumica e kandidatëve nga komuniteti shqiptar, thotë “Zëri i Amerikës”, janë të rinj të talentuar nga brezi i dytë i emigrantëve që janë arsimuar në Greqi dhe Angli dhe që janë përfshirë në jetën politike greke.

Sipas Televizonit Tribuna që transmeton në gjuhë shqipe në Athinë, që nga viti 2011, nënshtetësinë greke e kanë përfituar rreth 116 mijë shtetas shqiptarë. Mbi 87 mijë persona nga kjo kategori sipas përllogaritjeve parapake, kanë të drejtën e votës në zgjedhjet e 21 majit.

Emigrantët shqiptarë në Greqi përballen me sfida të shumta, që kanë të bëjnë edhe me statusin e tyre të qëndrimit.

Banner

Related posts

Qeveria e Kosovës po na habit me refuzimin e kërkesave të miqve të saj

admin

Gazetari i RTV21, Burim Zariqi sulmohet me grusht në Zveçan

admin

I dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin u takua me Osmanin dhe Kurtin

Gjyla Halili

Leave a Comment