SHQIPËRI

Greqia sot mban zgjedhjet parlamentare, në garë 7 shqiptarë

Prej orës 07:00 deri në 19:00 në Greqi qendrat e votimit do të jenë të hapura që votuesit të shprehin vullnetin e tyre për të zgjedhur partinë që kërkon t’i qeverisë për mandatin e ardhshëm, ndërkohë që risi është numri i shqiptarëve të cilët kandidojnë për të qenë pjesë e parlamentit grek.

Plot 7 prej tyre kërkojnë karrigen e deputetit, edhe pse shanset që njeri prej tyre të fitojë janë tejet minimale.

Dy prej kandidatëve Fatos Malaj dhe Niko Bilika kandidojnë për partinë PASOK, njëri në Athinë dhe tjetri në Selanik. Ndërsa tre kandidatë të tjerë Adiljan Koxhaj, Makrina Koci dhe Angjelos Jahollari konkurrojnë me Partinë “Siriza” në Selanik dhe Evia.

Sidorela Kalthi garon për Partinë Komuniste greke në Kretë dhe Paty Vardhami kandidon në Athinë me nismën “MERA 25”.

Kandidimi i shqiptarëve në zgjedhjet parlamentare greke shihet pozitivisht si shenjë e integrimit të plotë të tyre në jetën publike të vendit helen, ndërkohë që ka zëra brenda vetë emigrantëve se këta kandidatë janë duke u përdorur për të tërhequr votat e shqiptarëve drejt partive të caktuara politike dhe se asgjë nuk do të ndryshojë të nesërmen.

Shqiptarët vazhdojnë të përballen me mjaft sfida me statusin e tyre të qëndrimit, vonesat kohore për marrjen e dokumenteve dhe sigurimet shëndetësore.

Te drejtën e votës e kanë mbi 80.000 shqiptarë në gjithë Greqinë, nga të cilët vetëm 9000 janë në Athinë./Euronews.al

Related posts

Vritet shqiptari në Spanjë, braktiset para spitalit i gjakosur

admin

Tensionet në seancën plenare/ Përjashtohen nga Kuvendi gjashtë deputetët e PD-së

admin

Kryeministri Rama nderohet me “Urdhrin e Minervës” nga Universiteti prestigjioz Gabriele d’Annunzio

admin

Leave a Comment