SHQIPËRI

Eskalon Ana Brnabiq në Parlamentin e Serbisë, deputetët e opozitës i quan “qese m…”

Në një incident tronditës që ka ndodhur në Serbi, kryeministrja Ana Brnabiq ka humbur gjakftohtësinë gjatë një debati në parlament.

Është bërë virale videoja e kryeministres serbe, ku shihet e zemëruar dhe refuzon të flas më tepër para deputetëve serbë.

Sipas raportimeve, ajo humbi gjakftohtësinë gjatë një debati në Kuvend ndërsa ka fyer rëndë deputetët e opozitës duke i quajtur “qese m… të neveritshme”.

“Në Serbi, nuk do të ketë ndryshim pushteti me zgjedhje”, tha ndër të tjerash e para e qeverisë serbe.

Këto zhvillime vijnë pas dy të shtënave masive që vranë 18 persona këtë muaj.

Ndërkohë, gjatë ditëve të kaluara janë mbajtur tre protesta masive në Beograd me moton “Serbia kundër dhunës”. Protestat raportohet se ishin ndër më masivet në histori të shtetin serb.

Banner

Related posts

Veliaj: Lista ruse e Ilir Metës/ Kryebashkiaku i Tiranës: Fyese për demokratët që ta votojnë

admin

Fshehën 17 vjeçaren në bagazhin e mjetit, arrestohen dy të rinj nga Kosova në Morinë

admin

Konventa Ndërkombëtare e Turizmit, Rama takim me zv.presidentin ekzekutiv të Komisionit Europian

admin

Leave a Comment