SHQIPËRI

Shqipëria e treta në botë për rritjen në turizëm

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në facebook të dhënat e Organizatës Botërore të Turizmit, në lidhje me flukset turistike gjatë 3 mujorit të fundit.

Në postimin e tij Rama thekson se Shqipëria renditet si vendi i parë në Evropë sa i takon rritjes së numrit të turistëve, krahasuar me periudhën pandemisë.

Në këtë listë Shqipëria renditet gjithashtu e tretë në botë, pas Qatarit dhe Arabisë Saudite.

“Rritja e pandalshme e turistëve që po e zgjedhin Shqipërinë jo veç për sezonin veror buzë detit, por tanimë përgjatë gjithë vitit, nga Tirana e gjithandej prej veriut në jug, konfirmohet me një të dhënë spektakore të Organizatës Botërore të Turizmit, e cila për tre muajt e parë të këtij viti e rendit Shqipërinë të tretën në botë dhe në VEND TË PARË në Europë sa i takon rritjes turistike krahasuar me periudhën përpara pandemisë, duke paralajmëruar kështu edhe një sezon fantastik veror”, shkruan Rama.

Banner

Related posts

Zjarr në spitalin e Shkodrës, evakuohen pacientët

admin

Rama tregon shifrat: Rritje pagash për policët, punonjësit e sigurisë në burgje dhe shërbimin zjarrfikës

admin

Gjyqi për vulën e  PD-së, Ivi Kaso: Gjykata të mos e pranojë padinë! Sefa: Të shqyrtohen të gjitha elementet

admin

Leave a Comment