KOSOVË

Disa protestues në Beograd e kaluan natën duke bllokuar autostradën

Banner

Një pjesë e pjesëmarrësve të protestës së tretë “Serbia kundër dhunës” e kanë kaluar natën duke bllokuar një pjesë të autostradës ndërkombëtare në Beograd, në blloqet e pjesës së re të qytetit, afër pompës së karburanteve “NIS”, transmeton agjencia Beta.

Bashkë me disa tenda në autostradë ka pasur edhe thasë për gjumë dhe karrige kopshti, ndërsa pjesëmarrësit e protestës i kanë thënë gazetarit të agjencisë Beta mbrëmë se aty do të qëndrojnë deri sa të ketë një njoftim tjetër.

Televizioni N1, më 20 maj, raportoi se demonstruesit u shpërndanë në mëngjes. Fotoreporterja e i Radios Evropa e Lirë [REL] raportoi se rreth orës 9 të mëngjesit nuk kishte më demonstrues në autostradë.

Në bllokimin e rrugës, ku sipas vlerësimeve kanë mbetur rreth një mijë persona, në orët e vona të mbrëmjes, ka qenë të pranishëm edhe një pjesë e përfaqësuesve të opozitës.

Me ftesë të opozitës, më 19 maj, dhjetëra mijëra qytetarë dolën në rrugët e Beogradit me sloganin “Serbia kundër dhunës”.

Shkak i protestës “Serbia kundër dhunës” është pakënaqësia me reagimin e autoriteteve pas dy vrasjeve masive në fillim të majit, ku mbetën të vrarë 18 persona.

Gjatë protestës u bllokuan Gazela, që është ura më e ngarkuar në autostradë në Beograd, si dhe Ura e Brankos, që lidh Beogradin e Ri me qendrën e qytetit.

Banner

Related posts

Qeveria po shkel cdo ditë dinjitetin e UÇK-së

admin

Greqi, numri i të vdekurve nga përmbytjet shkon në 11

admin

Po tentonin të fusnin para të falsifikuara nga Maqedonia, arrestohen dy persona në Kosovë

admin

Leave a Comment