Me mitingjet e kryeministrit grek njëkohësisht lider i Demokracisë së Re Kyriakos Mitsotakis në Athinë dhe rivalit të tij kryesor udhëheqësit të Syrizës Aleksis Tsipras në Patra, është mbyllur fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 21 Majit në vend.Konservatorët e Mitsotakis kërkojnë një mandat të dytë duke pretenduar se kanë sjellë rritje të qëndrueshme të ekonomisë, ulje taksash, reduktim të papunësisë dhe rregulla më të ashpra të emigracionit, duke përforcuar njëkohësisht arsenalin ushtarak.“Le të biem dakord këtu që mesazhi i parë i kutisë së votimit duhet të jetë një mesazh stabiliteti dhe i një qeverisjeje të fortë, sinjal se kombi do të ketë një dorë të fortë dhe me përvojë që do të mbajë timonin e e tij.”- tha Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë.Por rivalët e Majtë të Alexis Tsipras duke ju drejtuar rreth 10 milion votuesve grekë, theksojnë se një shumicë e popullsisë jeton me vështirësi me një sistem shëndetësie që dështoi gjatë pandemisë, se çmimet janë rritur, se të vetmit që përfituan nga kriza ishin të pasurit, bankat dhe kompanitë e mëdha, se demokracia është në rrezik siç u pa nga skandali i përgjimeve. “Të dielën me votën e popullit grek do t’i themi natën e mirë zotit Mitsotakis dhe do ti themi mirëmëngjes ndryshimit, një Greqie të re me shpresë, siguri dhe perspektiva.”- tha Alexis Tsipras, lideri i Syriza.
Ndërsa sot mbizotëron heshtja zgjedhore që ka pasuar një fushatë e cila përveç mitingjeve, më shumë zhurmë kishte në tik tok dhe mediat e tjera sociale, shtrohet pyetja në se do të vërtetohen sondazhet që japin fitues konservatorët në fuqi me rreth 6 pikë dhe se si do të jenë zhvillimet të hënën, në një peizazh politik thellësisht të ndarë,pasi sistemi proporcional i thjeshtë i këtyre zgjedhjeve ,nuk i jep asnjë partie shumicën absolute. Me interes pritet se përkrah kujt do të qëndrojnë socialistët të cilët renditen të tretët dhe ashtu si gjithë partitë opozitare thonë tani për tani, se nuk duan bashkëpunim me askënd. Rol kryesor , përveç 13% të të pavendosurve , do të luajë edhe pjesëmarrja në votime që pritet të kalojë shifrën prej gati 56% të vitit 2019, ndërsa do të marrin pjesë për herë të parë në zgjedhje 440,000 të rinj.