KOSOVË

Ish-modelja e Playboy tregon detajet e lidhjes së saj me Donald Trump

Një ish-modele e “Playboy” ka treguar detaje nga lidhja e saj me Donald Trump.

Në një intervistë për “Daily Mail”, Karen McDougal thotë se marrëdhënia e tyre, që nisi në vitin 2006, ishte e bazuar në dashuri të sinqertë dhe zgjati 10 muaj.

“Unë isha e dashuruar me të dhe ai me mua. E di këtë sepse ma thonte gjithë kohës që më donte dhe më prezantonte te miqtë e tij”, tregon 52-vjeçarja.

Trump u njoh me McDougal në një festë në vilën e Playboy, në Los Angeles, kur kishte dy vite i martuar me Melania.

“M’u ngjit nga mbrapa si këlysh qeni, duke u munduar të më tërhiqte vëmendjen. Kur po ikja, i tha truprojës së tij që të merrte numrin tim. Më telefonoi disa ditë më vonë dhe më ftoi për darkë në hotelin Beverly Hills. Kur e kujtoj tani, më vjen turp, pasi e dija që Trump ishte i martuar. Por, atëherë isha një vajzë tjetër, doja të argëtohesha dhe nuk i mendoja gjërat thellë”, kujton McDougal.

Darka përfundoi me çiftin në shtrat dhe me Donald Trump që i ofroi para modeles.

“Sapo isha veshur dhe do ikja, kur pashë në duart e tij një tufë parash. I thashë që nuk isha nga ato vajza. Ai e pa që u mërzita shumë dhe menjëherë më tha që isha e veçantë. Pas asaj nate, nuk mendoja se do e takoja më, por kur më ftoi sërish për darkë, as vetë nuk e di pse pranova. Aty nisëm një marrëdhënie konsensuale, takoheshim 5 herë në muaj”, thotë ish-modelja e Playboy.

Por, si u ndanë? McDougal ishte ajo që i dha fund marrëdhënies pasi u njoh me një burrë të quajtur Bruce. Bëhet fjalë për aktorin e famshëm Bruce Willis, me të cilin është fotografuar me pushime në Itali, në vitin 2007.

“Nuk e kam tradhtuar Trumpin, por unë dhe Bruce po flisnim në telefon shumë, kështu që e pata më të lehtë për t’i dhënë fund. Pse do të rrija me një burrë të martuar kur Bruce ishte i sjellshëm dhe beqar?”, shprehet 52-vje, shprehet 52-vjeçarja.

Related posts

Do të pengojmë çdo seancë të Kuvendit të Kosovës

admin

Të ulen tensionet në veri të Kosovës, që t’i jepet hapësirë procesit politik të dialogut

admin

Jam gati të jap dorëheqje në çdo moment

admin

Leave a Comment