SPORT

Romano akuzohet nga një lojtar se ka raportuar një lajm të rremë

Banner

Gazetari dhe eksperti i merkatos së futbollit, italiani Fabrizio Romano, është akuzuar se ka shpërndarë një lajm të rremë në lidhje me një lojtar në rrjetet e tij sociale.

Romano, i cili ka 14.7 milionë ndjekës në Twitter, është një nga burimet më të respektuara për lajmet e merkatos dhe gjatë sezonit të verës pothuajse raporton gjithë ditën.

Së fundmi, Romano raportoi se Jose Cifuentes, i cili luan për LA Angeles MLS, ishte pranë një transfeirmi te skuadra skoceze Rangers.

Gazetari italian pretendoi se bisedimet janë në fazën e avancuar dhe kishte takime midis përfaqësuesve dhe klubit.

Megjithatë, mesfushori ka mohuar prerazi se është në rrugën e tij drejt transferimit te Rangers. 24-vjecari shpërndau njoftimin e Fabrizio Romano dhe mbi të shkruajti “Lajm i rremë. Fabrizio po gënjen, unë jam i lumtur në Amerikë. Rangers është një klub i vogël”.

/BotaSot/

Banner

Related posts

Hajdar Thaçi reagon: Çmenduri në Gjakovë, na detyrojnë me pagu për stërvitje në palestrën “Shani Nushi”

admin

Ancelotti kapet me gazetarët për Viniciusin

admin

Rugova: Zyrtarisht po nis projektin e radhës për rinovimin dhe transformimin e 15 fushave të para

admin

Leave a Comment