SPORT

Pioli “arkivon” Championsin – Kreu

Është koha për të kthyer faqen për Milanin, pas eliminimit të dhimbshëm në Champions League.

Për trajnerin Stefano Pioli është detyra e ngutshme për ta bërë skuadrën të reagojë në ndeshjet e fundit të kampionatit, për të provuar të fitojë një vend në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm, duke filluar me ndeshjen kundër Sampdorias:

“Pësuam një zhgënjim të fortë, – tha trajneri kuqezi në konferencë për shtyp.

Tani jemi të përgatitur për të bërë mirë nesër. Jemi prapa në kampionat, fokusi është te ndeshja e nesërme.

E vetmja gjë që duhet të bëjmë është të fitojmë kundër Sampdorias”.

Mendimet kthehen në Ligën e Kampionëve, ku kuqezinjtë u eliminuan në gjysmëfinale nga Interi, pas euro-derbit të dyfishtë:

“Ndeshja e parë bëri diferencën, por nuk ka kuptim të shikojmë prapa”.

/BotaSot/

Banner

Related posts

U turpërua në “Air Albania”, Shqipëria shkarkon Fernando Santos nga stoli i Polonisë

admin

FIFA publikon një rekord interesant

admin

Ish-sulmuesi i Arsenalit bie pre e hajnave: Më kanë vjedhur 400 mijë paund

admin

Leave a Comment