SPORT

Arteta flet për të ardhmen e Xhakës

Banner

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka folur sërish për të ardhmen e Granit Xhakës, pasi mesfushori është i lidhur me një largim të mundshëm nga skuadra londineze në fund të këtij edicioni.

Të premten, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Nottingham Forestin, Arteta edhe një herë ka vlerësuar lart Xhakën.

Ditët e fundit është raportuar se Xhaka tashmë ka arritur marrëveshje me Bayer Leverkusenin, ekip të cilit do ti bashkohet këtë verë për 15 milionë euro. Megjithatë, Arteta ka shtuar se personalisht do të flas me Xhakën për të ardhmen e tij, por jo pa përfunduar edicioni aktual.

“Është më se e qartë se ai është një lojtar që ka luajtur pothuajse çdo minutë prejse jam unë trajner i Arsenalit. Ai është një figurë tepër e respektuar në klub. Ai ka një histori të mrekullueshme me atë që ka arritur në klub, duke kaluar momente shumë të vështira.

Ai është një pjesë kyçe dhe shumë e rëndësishme e skuadrës sonë. Çfarëdo që të ndodhë është diçka që sigurisht nuk do ta diskutojmë tani”, ka thënë Arteta.

30-vjeçari është pjesë e Arsenalit prej vitit 2016 kur iu bashkua nga Borussia Moenchengladbachu dhe këtë edicion ka treguar paraqitje të mira. Ai ka 7 gola e po aq asistime në 45 paraqitje në të gjitha garat për Arsenalin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin e ardhshëm, me opsionin e rinovimit edhe për 1 vit tjetër.

Banner

Related posts

Osimhen i jep fund thashethemeve, shumë shpejt do ta nënshkruajë kontratën e re me Napolin

admin

Luiza Gega hyn në histori, shpallet kampione evropiane në garën për 3 mijë metra

admin

Erjona Sulejmani, ish-gruaja e futbollistit, Blerim Xhemaili, pyetet për mundësinë e hapjes së një profili për të publikuar foto të “nxehta”

admin

Leave a Comment