BOTA

Kulmi i fushatës zgjedhore në Greqi, përballjet e kandidatëve katër ditë para zgjedhjeve

Pasi janë shpërndarë kutitë, tashmë e kanë radhën edhe fletët e votimeve dhe përgatitjet për zgjedhjet parlamentare në Greqi këtë të diel janë të ethshme.

Ndërsa polarizimi politik në dukje të jep përshtypjen se është më i qetë se herët e tjera, deklaratat politike të liderëve në mitingje apo intervista japin e marrin me epiqendër kryesisht ekonominë.

“Shpresoj që katër vitet e mia të ardhshme do të jenë vite të zhvillimit të shpejtë për Greqinë, por një zhvillim ekonomik që gjithashtu do të kufizojë pabarazitë. Ne kemi treguar se Greqia nuk është më problematike, ai fëmija disi problematik i eurozonës, askush nuk e konsideron tashmë Greqinë si rrezik për stabilitetin në eurozonë dhe mendoj në vetvete se kjo është një arritje e madhe që kemi lënë pas vetes për vitet shumë të vështira të krizës”, u shpreh Kyriakos Mitsotakis, lider i Demokracia e Re.

“Çfarë na lë pas 4 vitesh qeveria Mitsotakis?  40 miliardë më shumë borxh privat. 50 miliardë më shumë borxh publik. 4,250,000 grekë, ose gjysma e Greqisë që i detyrohet bankave, taksave dhe fondeve të sigurimeve. 700 mijë qytetarë janë të shqetësuar për humbjen e shtëpive të tyre në ankande nesër. Pyes veten, si ka mundësi që një parti që ka 400 milionë kredi bankare dhe një kabinet qeveritar që ka 12 milionë euro kredi, të ketë guximin të nxjerrë në ankande pronat e shtresës së mesme për 5 dhe 10 mijë euro”, thotë Aleksis Tsipras, lideri i Syriza.

 

Megjithëse sondazhet japin avantazh ndaj konservatorëve deri në 6 pikë, ka vlerësime se kësaj here askush nuk mund të thotë me siguri se cila nga dy partitë kryesore do të jetë fituese.

 

Për shkak të sistemit proporcional të thjeshtë me të cilin do të zhvillohen këto zgjedhje, rolin e kingmaker it do ta luajnë socialistët e Pasok-ut që mund të pranojnë të formojnë qeveri ose me konservatorët e Mitsotakis që mburren me qëndrueshmërinë ekonomike dhe çështjet e emigracionit dhe mbrojtjes, ose me të Majtët e Tsiprës, që luajnë fuqishëm me skandalin e përgjimeve, rritjen e çmimeve dhe akuzojnë qeverinë për tragjedinë hekurudhore me 57 viktima para dy muaj e gjysmë.

 

Vendimtare cilësohet vota e 440.000 të rinjve nga 17 deri në 21 vjeç që votojnë për herë të parë, të atyre deri në 25 vjeç, një në katër prej të cilëve është i papunë, votat e të pavendosurve që vlerësohen në gati 15% to elektoratit, por edhe votat e mbështetësve të disa partive të së djathtës ekstreme që u ndaluan të garonin.

Related posts

Raporti, UNICEF: 640 milionë vajza dhe gra në mbarë botën janë martuar në fëmijëri

admin

Mijëra izraelitë marshojnë kundër projektligjit për gjyqësorin

admin

Hëna Blu e 30 gushtit, pamje mahnitëse nga Tirana

admin

Leave a Comment