SHOWBIZ

Luizi do të marrë një post të rëndësishëm në bashkinë e Shkodrës?

Rezultati që prodhuan zgjedhjet lokale në Bashkinë e Shkodrës, ishte një suprizë e madhe, por dhe një tronditje e fortë politike.

Për herë të parë Bashkia e Shkodrës do të drejtohet nga socialistët, pasi kandidati i tyre Benet Beci mposhti në këtë garë kandidatin e koalicionit Bashkë Fitojmë, Bardh Spahia.

Për fitoren e Becit sigurisht që ndikuan shumë faktorë, e para ishte figura e kandidatit i cili njohet si person popullor mes shkodranëve, por edh embështetja politike që i dha PS si dhe deputeti Argon çela.

Gjithashtu një mbështetje të fortë për marrjen e “Kalasë së Shkodrës” i dhanë edhe aleatët e Tom Doshit.

E fundit por jo për nga rëndësia është edhe mbështetja publike që i dha Luiz Ejlli, i cili i ktheu borxhin mikut të tij Benet Beci, i cili e ndihmoi fituesin e Big Brother në momentet kur kishte më shumë nevojë se kurrë, atëherë kur të gjithë e brakisën.

Por mesa duket marrdhënia Ejlli-Beci duket se nuk do të mbyllet këtu.

Sipas mediave në Shqipëri thuhet se zëra pranë kryebashkiakut të ri të Shkodrës flasin se Beci e ka projektuar Luiz Ejllin si bashkëpunëtor në katër vitet e ardhshme. Madje flitet se Luizit do i propozohet pozicioni i nënkryetarit të Bashkisë.

Edhe pse ende nuk dihet se sa realiste mund të jenë këto projekte, të cilit nuk mund të përjashtohen pasi vetë Luizi la të hapur mundësinë e përfshirjes së tij në politikë.

Megjithatë mbetet për tu parë ditët në vijim nëse do të jetë ky momenti i përfshirjes së Luiz Ejllit në politikë, duke u bërë numri dy i Bashkisë së Shkodrës, apo do ta shohim të angazhuar diku tjetër.

Banner

Related posts

Martesa e dy artistëve të njohur nga Turqia në krizë, mësohet arsyeja

admin

Çfarë mund t’ju tregojë goja për shëndetin tuaj

admin

iPhone 15 mund të ndalohet në Evropë, nëse ndodh kjo gjë

admin

Leave a Comment