KOSOVË

Zvicra del me sqarim për kosovarët që duan të punojnë pas liberalizimit të vizave

Banner

Këshilli Federal i Zvicrës  kanë bërë të ditur se sot kanë aprovuar ndryshimet e nevojshme në përputhje me vendimin e Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian për liberalizimin e vizave për kosovarët.

“Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për viza që ndërlidhen me sigurinë, kontrollet kufitare dhe migrimin. Për këtë arsye Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Be-së kanë aprovuar rregulloren më 19 prill 2023 që përjashton kosovarët nga kërkesa për t’u pajisur me vizë për qëndrim të shkurtër maksimumi 90 ditë. Kërkohet pajisja me pasaportë biometrike. Si një vend i zonës Schengen, Zvicra është e përkushtuar për të miratuar zhvillimet e më tejshme në kuadër të “Schengen Acquis””, thuhet në komunikatë.

Nga 1 janari 2024, kosovarët s’do të jenë të detyruar të pajisen me vizë nëse dëshirojnë të vizitojnë Zvicrën për një qëndrim deri në 90 ditë maksimumi.

Nga Këshilli Federal sqarojnë se miratimi i këtyre ndryshimeve në kuadër të

Schengenit kërkon edhe modifikimin e Urdhëresës për hyrje dhe lëshimin e vizave (VEV).

“Ky ndryshim i Urdhëresës do të hyjë në fuqi më 1 janar 2024”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë sqarojnë se për të punuar në Zvicër vazhdon të jetë e nevojshme pajisja me vizë.

“Shtetasit kosovarë lejohen të punësohen vetëm me kusht që të kenë kualifikime të mira profesionale dhe të mos gjenden punëtorë ekuivalent në tregun zviceran të punës apo në vendet e BE/EFTA. Gjithashtu duhet respektuar paga dhe kushtet e zakonshme të punës”, sqaron shteti zviceran.

Banner

Related posts

Sulmohet ekipi i RTV21/ Një protestues sulmoi me grushte gazetarin Burim Zeqiri (video)

admin

Begaj vizitë në Kosovë! Kreu i shtetit takim ‘kokë më kokë’ me Vjosa Osmanin, zbardhet agjenda

Gjyla Halili

Si po shkon dhe çka po ndodh me regjistrimin e popullsisë, ASK thërret konferencë për media

Gjyla Halili

Leave a Comment