SHQIPËRI

Elbasan: Gruaja vritet me sëpatë nga burri i motrës

Një grua është vrarë me sëpatë nga kunati i saj në fshatin Kusarth të Elbasanit pasditen e së mërkurës, ka konfirmuar Policia e Shtetit.

44-vjeçarja u godit për vdekje me sëpatë nga bashkëshorti i motrës së saj, R. T., 58 vjeç.

 ”Falë veprimeve të shpejta nga Policia, kapet dhe shoqërohet autori i dyshuar. Si pasojë e plagëve të marra, 44-vjeçarja humbi jetën në spital”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka njoftuar se e ka sekuestruar sëpatën në cilësinë e provës materiale, ndërsa po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

Banner

Related posts

Nis revolta ndaj Gazment Bardhit te partia e Berishës. Dashnor Sula: Është bërë një dëm i madh

Gjyla Halili

Protesta dhe incidente në Kuvend/ Në sallë iku edhe energjia elektrike, opozita bllokoi foltoren! Çfarë ndodhi sot në Parlament

admin

Aksidentet e autobusëve? Veliaj: Nga 7 rastet e fundit, në 5 janë bërë shkak makinat, në 2 raste drejtuesit kishin probleme shëndetësore

admin

Leave a Comment