KOSOVË

Denoncime të rreme për bomba në shkollat e Beogradit

Disa shkolla fillore në Beograd këtë mëngjes kanë marrë raportime për bomba të vendosura, njoftuan mediat e Beogradit.

Për vendosje të bombave ka denoncuar shkolla fillore “Drinka Pavloviq”, ndërsa sipas informacioneve të “Danas”, janë dërguar kërcënime edhe drejt Sh.F. “Kombet e Bashkuara”, si dhe në Sh.F. “Branko Qopiq” në Vidikovac.

Shkollat kanë lëshuar udhëzime deri te mësuesit që t’i informojnë prindërit që të mos i dërgojnë fëmijët sot në shkolla.

MPB-ja serbe komunikoi se policia është në terren dhe i kontrollon të gjitha denoncimet. 

Banner

Related posts

Integriteti territorial i Kosovës është realitet i pakthyeshëm, autoritetet e Kosovës të koordinohen me SHBA-të dhe BE-në

admin

Vritet në mënyrë monstruoze anëtari i grupit mafioz në Podgoricë

admin

Pacolli për Mimoza Kusari-Lilën: Karma ekziston!

admin

Leave a Comment