AKTUALE

Kryetari Ganiu: Çairi ka potencial të madh për të gjithë

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, mori pjesë në Konferencën “Marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve: Perceptime, shpresa dhe frika, sfida dhe zgjidhje” në organizim të CIVIL, ku e vlerësoi potencialin e vlerat e kësaj komune.

Z. Ganiu ka theksuar se komuna që drejton ai mund të jetë një shembull i shkëlqyeshëm dhe një storje suksesi e një jetese pa ndasi etnike, pa ndasi fetare, pa ndasi kulturore.

Postimi i tij i plotë:

Çairi është me diversitetin më të bukur kulturor, etnik dhe fetar që ekziston, jo vetëm në vend por edhe më gjerë. Këtë e potencova në Konferencën e sotme “Marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve: Perceptime, shpresa dhe frika, sfida dhe zgjidhje” në organizim të CIVIL.
Mes tjerash vura në dukje edhe faktin se komuna që drejtoj mbase edhe mund të jetë një shembull i shkëlqyeshëm dhe një storje suksesi e një jetese pa ndasi etnike, pa ndasi fetare, pa ndasi kulturore.
Çairi njihet si komunë që ka potencial të popullsisë së re, komunë shumë etnike, bashkë te ne jetojnë si një familje shqiptarët, maqedonasit, turqit, romët, boshnjakët, bashkë respektojnë kulturën, traditat e religjionet e njëri tjetrit dhe të gjithë e quajnë veten Çairas.
Nga 9 shkollat tona fillore në 6 fëmijët e etnive të ndryshme e ndjekin mësimin në gjuhën amtare. Dhe nëpër pushimet ata luajnë me moshatarët e tyre pa paragjykime, pa stereotipe, pa ndarje.
Me këtë rast gjithashtu potencova se t’ja nderosh një populli identitetin e tij kombëtar, kulturën e traditën është gjë shenjtë dhe ne këtë në Çair e bëjmë pa asnjë mëdyshje, ja një shembull edhe më të mirë-përveç gjuhës shqipe e maqedonishte ne kemi në Komunën e Çairit gjuhë zyrtare edhe gjuhën turke, gjuhën boshnjake përdorim flamurin turk e flamurin boshnjakë.
E gjithë kjo bukuri shumë-etnike e shumë kulturore më së miri reflektohet edhe në atë qe e njohim si zemrën e Çairit – Çarshinë e Vjetër aty ku të gjitha dallimet shkrihen në një gjë të vetme zhvillim socio ekonomik, ku dëgjohen e shihen bashkëqytetarë duke punuar e zhvilluar bizneset familjare bashkë, e duke folur gjuhën e njëri tjetrit bashkë, duke pier kafenë apo çajin dhe duke ju gëzuar numrit gjithnjë e në rritje të turistëve e fitimit të tyre.

Related posts

Mexhiti takoi ministrin e mbrojtjes Pirro Vëngu

Gjyla Halili

Gjykata administrative hedh poshtë ankesën e Frontit Evropian për vendvotimin 1470 në Dollnen

Gjyla Halili

Gjermania kërkon veprime shtesë për situatën në veri para heqjes së masave

admin

Leave a Comment