AKTUALE

Kryetari Ahmeti përkujton veprimtarin e çështjes kombëtare, Ukshin Hoti

Banner

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes nëj statusi në rrjetin social Facebook ka përkujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare dhe inetelektualin, Ukshin Hoti në 24 vjetorin e zhdukjes së tij.

Ahmeti ndër të tjera shkruan se vajtjet dhe rrugëtimi aspak i lëhtë atdhetar i Hotit, përshkruan dhe gjithë rrugën e mundimshme për popullit shqiptarë për lirinë e vendit.

Statusi i plotë:

U bënë sot plot 24 vjet nga zhdukja e një prej mendjeve më të ndritura të kombit, veprimtarit të çështjes sonë kombëtare, Ukshin Hoti. Me gjithë potencialin e tij intelektual, Ukshini do të rreshtohej në përkrahje të demonstratave studentore të vitit 1981 dhe aty do fillonte saga e tre burgosjeve të tij për bindjet e drejta kombëtare që i shprehte haptas pa iu dridhur qerpiku.
Regjimi jugosllav i kohës prangosi fizikisht Ukshinin, për fatin e të cilit sot e kësaj dite nuk dihet asgjë, por nuk arriti asnjëherë të prangosë dhe zhdukë ideologjinë e tij atdhetare, fryma e së cilës u ndje fuqishëm në mesin tonë në çastet e veprimit të LPK-së dhe UÇK-së, frymë lirie dhe përparimi që është frymëzim edhe i së tashmes. Rrugëtimi i tij jetësor është pasqyra reale e përjetimeve të një populli të tërë, qëndresa dhe atdhedashuria e të cilit nuk duhet harruar asnjëherë.

Banner

Related posts

Demiri: Nuk është e ligjshme që Klinika të mos jetë e siguruar, menaxhmenti duhet të marrë përgjegjësi për këtë

Gjyla Halili

BDI shpreh ngushëllime të thella dhe anulon aktivitetet partiake për shkak të tragjedisë së madhe në Koçan

Gjyla Halili

Ahmeti dhe Besimi në iftar me Këshillin vendor “Shkumbini”

Gjyla Halili

Leave a Comment