AKTUALE

Drejtori i Ansamblit z.Shkodran Tolaj mirepriti sot përfaqësues nga klubi motoristik “Plisat” me seli në Zvicër

Banner

Sot, në hapësirat e Ansamblit shtetëror shqiptar, drejtori Shkodran Tolaj mirepriti përfaqësues nga klubi motoristik “Plisat”, me seli ne Zvicër, të cilët po zhvillojnë maratonë takimesh e vizitash në të gjitha trevat tona.

Ata pas vizitës së Shqipërisë, gjegjësisht Sarandës, kanë ndaluar në kryeqendrën e Maqedonisë së Veriut, Shkup ku kanë vizituar Ansamblin e këngëve dhe valleve popullore shqiptare me të cilin institucion i bashkon simbolika e tyre “Plisi”, si element i rëndësishëm në traditën tonë popullore shqiptare që e kemi obligim ta ruajmë si aset të rëndësishëm kombëtar.

Drejtori Tolaj i përgëzoi për numrin e madh të anëtarëve të klubit që janë mbi 200 nga të gjitha trevat tona që veprojnë në kuadër të Mërgatës sonë në Zvicër dhe ngrisin lartë vlerat e plisit tonë kombëtar!

Përfaqësues nga klubi “Plisat” kanë potencuar se ata kanë vendosur në agjendën e tyre vizitën në ansambël meqenëse është Institucion që është shëndërru në krenari për mërgatën e cila i ka ndjekur aktivitetet dhe punën shembullore në ruajtjen e folklorit duke u shëndërruar në Institucion-model në rajon.

Drejtori Tolaj në shenjë falenderimi të gjithë të pranishmëve në këtë vizitë i’u dhuroi plisin, logon dhe CD me programin artistik të ansamblit duke i’u uruar perfundim të suksesshëm të turneut dhe momente të paharruara në vendlindje!

Banner

Related posts

Arsovska i përgjigjet Xhaferit: Ushtruesi i Detyrës nga Forina, nëse deri më tani nuk e di se vetë duhet ta rregullojë oborrin e tij, kurrë nuk do ta mësojë

Gjyla Halili

Kompania Frutex 19 eksporte mbrena një dite

Gjyla Halili

El Hilali edhe sivjet vazhdon këtë mision/Bursat – ndihmë dhe motivim

Gjyla Halili

Leave a Comment