KOSOVË

Serbia nuk është e interesuar ta zbatoj në tërësi marrëveshjen, i intereson vetëm neni 7

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar takimin e djeshëm të kryenegociatorëve të dialogut në Bruksel.

Ai deklaroi se pala serbe nuk është e interesuar për zbatimin në tërësi marrëveshjes bazë, por vetëm për nenin shtatë.

“Natyrisht se neni 7 është pjesë e marrëveshjes, por neni 7 nuk është marrëveshja dhe këtë gjë zëvendëskryeministri Bislimi e ka bërë të qartë mbrëmë në Bruksel dhe gjithashtu kemi theksuar se dëshirojmë një plan zbatimi i cili është i hollësishëm, konkret, i balancuar dhe gjithëpërfshirës. Nuk mund të jetë plani i zbatimit i sekuencuar për marrëveshjen që e kemi bërë, vetëm në nenin 7”, u shpreh Kurti për media gjatë ditës së sotme.

“Zbatimi i sekuencuar që na është propozuar nga Lajçak, ne kemi dhënë vërejtjet tona pasi ne kërkojmë që ai të jetë i balancuar dhe gjithëpërfshirës”, tha ai.

Krahas kësaj, ai tha se kanë kërkuar nga BE-ja që të largohet fusnota në referimin e Kosovës.

Banner

Related posts

Në Finlandë themelohet grupi parlamentar i miqësisë me Kosovën

admin

Familja nga Peja kërkon ndihmë për djalin e tyre 2-vjeçar që i duhet transplant i veshkës

Gjyla Halili

Djali im u kishte thënë policëve shqiptarë për mua “Ky është presidenti juaj”

admin

Leave a Comment