SHOWBIZ

Dalin detajet nga modeli i ri i Mercedes E-Class All-Terrain

Gjenerata e re e Mercedes E-Class është gati. Prodhuesi gjerman muajin e shkuar e shpalosi sedanin e ri, duke treguar modelin e ridizajnuar. E-Class me katër dyer do ta ketë megjithatë edhe një version të veçantë, bëhet fjalë për “All-Terrain” (version i fuqishëm, më i lartë se normalja e me veshje plastike dhe tërheqje me katër rrota). Fotografitë e reja tani kanë nxjerrë në pah se si mund të duket kjo veturë.

Foto: Render

Në parashikimet e mediave të specializuara në automobilizëm, Mercedesi po planifikon t’i sjellë grilë shumë më të madhe modelit të ri. Ndryshimet pritet të jenë edhe në pjesën e pasme me kulm të zgjatur. Padyshim shtesat nga kromi do ta bëjnë dallimin po ashtu.

Sipas patentës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo veturë do të dalë në treg më 2024. Dokumenti ka treguar se ai do të ketë motor E450, që ka 375 kuajfuqi e funksionon edhe me asistencë hibride.

E-Class All-Terrain në treg do ta rivalizojë A6 Allroad të Audit, tjetër model me kulm të gjatë e që ka motor 3.0-litërsh me 335 kuajfuqi.

Mercedesi ende nuk e ka shpalosur strategjinë se kur do ta prezantojë variantin e ri, por dokumentet kanë thënë se do të dalë në treg vitin e ardhshëm.

E-Class All-Terrain i ri do të kushtojë rreth 70 mijë dollarë kur të dalë në treg.

Related posts

Ish-banori i “BBVA” ndahet nga bashkëshortja pas 8 vitesh martesë?

admin

11 arsyet shëndetësore pse duhet të shkoni në sauna

admin

Mendoni për një dietë të plotë të lëngshme për humbje peshe?! Ja çfarë duhet të dini për efikasitetin e saj

admin

Leave a Comment