SHOWBIZ

Albina Kelmendi thyen heshtjen pas Eurovisionit

Banner

Këngëtarja e njohur, Albina Kelmendi, ka prezantuar sivjet Shqipërinë në Eurovision bashkë me familjen e saj me këngën “Duje”.

Shqipëria u rendit në vendin e 22-të në kompeticionin e famshëm muzikor me gjithsej 76 vota, nga i cili fitues u shpall Suedia.

Përkundër se kënga u prit mirë nga publiku, arriti të zë një nga vendet e fundit në listë.

Albina ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të Eurovisionit, duke thënë se është një ëndërr e realizuar dhe duke falënderuar të gjithë për mbështetjen.

Reagimi:

“Mbeshtetja e popullit tim dhe te tjereve na bëri fitues ne misionin dhe qellimet tona te prezantimit ne Eurovision.

Pjesemarrja jone ne Eurovision dhe kjo eksperience e familjes time eshte dhe do te mbetet enderr e realizuar ne menyren me te mirë fale jush!

Ne jemi te lumtur dhe krenare qe arritem ta perfaqesojme Shqiperine me vlerat tona artistike, autentike, humane e shpirterore!

Une, familja ime, kompozitori dhe tekstshkruesja e kesaj vepre dhe stafi jone qe punuam aq shume pa kursyer asgje nga vetja jone u shperblye me mbeshtetjen e juaj, fillimisht duke na votuar qe te shkojme ne finale dhe ne fund i treguam botes qe jemi shume, jemi Shqiptare dhe nuk ka qmim as privilegj qe na shmange nga kultura jonë.

Fjalet jane te pakta te ju falenderojme dhe eshte e veshtire te gjeje fjalet e duhura ta pershkruaj gjithe dashurine qe kemi mar keto dite nga ju!

Me ne dhe me Ju, Europa, Australia dhe Amerika kenduan shqip!

Duajeni dhe rrespektoni njeri tjetrin, kjo eshte kultura jone.

Ju perulemi dhe ju falenderojme per çdo gje”.

Banner

Related posts

“Pashë vdekjen afër”, rrëfimi tronditës i Aleks Seitajt në S’e Luan Topi

admin

Ky është 27-vjeçari që sulmoi Bebe Rexhën në skenë

admin

Klea Huta bën të ditur datën e dasmës me Elgit Dodën

admin

Leave a Comment