AKTUALE

Zv. ministri Agim Nuhiu në Kërçovë: Shkollat janë pasuria më e madhe që kemi dhe ne i përgëzojmë

Zv. ministri i Arsimit, Agim Nuhiu, ka vlerësuar lart shkollat dhe arsimin, gjatë një vizite në Kërçovë, në shkollën “Rexhë Rushit Zajazi”.

Të qenit pranë nxënësve, mësuesve, stafit të shkollës dhe prindërve të fëmijëve përfaqëson sfidën e vërtetë të politikbërjes në arsim, ka theksuar z. Nuhiu.

Postimi i plotë i tij:

Shkollat janë pasuria më e madhe që kemi dhe ne i përgëzojmë mësuesit dhe nxënësit për punën dhe të arriturat në shkollën “Rexhë Rushit Zajazi” të Kërçovës për faktin se edhe kjo shkollë bartë vlera dhe standarte evropiane në procesin edukativo – arsimor! Shprehëm respekt dhe mirënjohje për Kryetarin e Kërçovës z. Dehari, administratën e komunës, udhëheqësinë e shkollës, mësuesit dhe nxënësit për të arriturat në fushën e arsimit! Të qenit pranë nxënësve, mësuesve, stafit të shkollës dhe prindërve të fëmijëve përfaqëson sfidën e vërtetë të politikbërjes në arsim! Nxënësit kanë nevojë për përcjellje, përkujdesje, dashuri…!

Banner

Related posts

Mark Gjonaj uron festën e 28 Nëntorit: Le të na frymëzojë të gjithëve krenaria e trashëgimisë sonë dhe uniteti i popullit tonë

Gjyla Halili

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Gjyla Halili

Avokati i Ridvan Muharremit: Rozeta Hajdari e angazhoi për blerjen e rezervave shtetërore

admin

Leave a Comment