AKTUALE

Besimi: Fletobligacionet e qytetarëve – instrument i ri financiar për investime në zhvillimin e shtetit, përfitime për qytetarët dhe ekonominë

Shteti, muajin e ardhshëm do të emetojë fletobligacionet e para të destinuara për qytetarët. Janë duke u zhvilluar përgatitjet përfundimtare për emetimin e këtij instrumenti financiar, në drejtim të të cilit punohet tashmë dy vite. Fletobligacioni i qytetarëve do të jetë dyvjeçar, në vlerë minimale prej 10.000 denarëve, me ç’rast norma e interesit do të përcaktohet në periudhën e ardhshme. Kjo u bë e ditur, ditën e sotme nga ministri i Financave, Fatmir Besimi, në takim me gazetarët.

Qëllimi i emetimit të fletobligacionit të qytetarëve, nuk është likuiditeti i buxhetit. Emetimi i këtij fletobligacioni, së bashku me fletobligacionin zhvillimor, të gjelbër dhe projektues, ishte i parashikuar që në përpilimin e Planit të rritjes së përshpejtuar, ndërsa fletobligacioni i qytetarëve parashihet edhe në Buxhetin për vitin 2023, përkatësisht, emetimi i tij është pjesë e huamarrjes së parashikuar për këtë vit në tregun vendas, prandaj ai nuk do të rrisë deficitin dhe borxhin publik”, deklaroi ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Ministri, shtoi se përgatitjet për emetimin e fletobligacionit të qytetarëve janë duke u zhvilluar tashmë dy vite dhe se aktualisht janë plotësuar parakushtet e favorshme për emetimin e tij, ndërsa do të përfitojë shteti, qytetarët dhe ekonomia.

“Me emetimin e fletobligacionit të qytetarëve do të përfitojnë qytetarët, shteti dhe ekonomia. Qytetarët do të kenë mundësi që t’i investojnë paratë e tyre dhe ta mbrojnë vlerën e tyre. Në këtë mënyrë, shteti do të sigurojë financimin në bazë të normave më të ulëta sesa normat në tregjet ndërkombëtare, ndërsa mjetet financiare do të shfrytëzohen për projekte zhvillimore, gjë që do të ndikojë në mënyrë pozitive mbi ekonominë”, potencoi ministri i Financave.

Besimi shtoi se, ideja në këtë drejtim rezulton nga fakti që qytetarët të ndërgjegjësohen për rëndësinë e investimit. Paratë që nuk investohen në kushte inflacioni humbasin vlerën.

Ministri shtoi se, këtë vit pritet të emetohen fletobligacione të qytetarëve në vlerë prej 50 milionë eurove dhe se norma e interesit do të jetë më e lartë se ajo e depozitave në banka, por më e ulët se norma e interesit të huamarrjes së shtetit në tregjet financiare.

Nuk pritet të ketë ndikim negativ ndaj depozitave në banka.Qytetarët siç tha ministri,do të përfitojnë më shumë nëse paratë i investojnë në fletobligacionet shtetërore, ndërsa depozitat t’i ruajnë në banka.

“Me këtë ofrojmë instrument plotësues financiar, i cili është pjesë e Strategjisë së zhvillimit të tregut të kapitalit. Krahas fletobligacioneve të qytetarëve, janë paraparë edhe fletëobligacione zhvillimore, të gjelbra dhe projektuese. Të gjitha orientohen drejt sigurimit të investimeve mbi projektet zhvillimore dhe drejt normave më të larta të rritjes ekonomike”, theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Related posts

Delegacioni i Letonisë për vizitë në Kuvend

Gjyla Halili

“Euro 1 me 1 po jep pasoja të rënda”, Shoqata e Eksportuesve ngre alarmin: Rënia e euros po na falimenton

admin

Faton Ahmeti në iftar me KV Reçicë e madhe:”Entuziazmi dhe angazhimi i strukturave të BDI-së i bën të besojnë se janë në rrugën e duhur”

Gjyla Halili

Leave a Comment