SHQIPËRI

Gara për Tiranën, socialistët thellojnë avantazhin, Veliaj mbi 30 vota më shumë se Këlliçi

Kandidati i Partisë Socialiste për Tiranën Erion Veliaj vijon të thellojë rezultatin kundrejt kundërshtarëve. Sipas KQZ, deri tani janë numëruar 553 kuti nga 941 në total.

Erion Veliaj kryeson me 54.39% ose 91966 vota (32968 vota më shumë se Këlliçi).

Ndërkohë kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi numëron 58998 vota ose 34.89 %.

Kandidati i PD-së, Roland Bejko numëron 7229 vota ose 4.28%, ndërsa kandidati i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori 8031 vota ose 4.75%.

Marko Dajti nga Fronti i Majtë ka marrë 1595 vota ose 0.94%, ndërsa Lajla Përnaska nga PDIU 1272 vota ose 0,75%.

Banner

Related posts

Prokuroria nis hetimet për Safet Gjicin

admin

Ambasadori rus thotë se situata në Kosovë mund të çojë në gjakderdhje në tërë Ballkanin

admin

Protesta dhe incidente në Kuvend/ Në sallë iku edhe energjia elektrike, opozita bllokoi foltoren! Çfarë ndodhi sot në Parlament

admin

Leave a Comment