AKTUALE

Kovacevski: Ndërtimi i korridoreve ka nisur dhe nuk do të ndalet

Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se askush nuk mund ta ndalojë ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D. I pari i ekzekutivit në brifing me gazetarët tha se ligjeve të ndërlidhura me ndërtimin e korridoreve, të shënuara me flamurin evropian, të cilat duhet të miratohen me procedurë të shkurtuar, duhet të miratohen dhe se këtë e kërkojnë edhe kompanitë vendase pasi që e përshpejton procesin e ndërtimit.

“Me partnerët tanë amerikan për “Behtel dhe Enka” nuk kemi folur shumë, për shkak se ajo është votuar ligjërisht ne Kuvend. Nuk kishte asnjë deputet kundër. Projekti tashme ka nisur, makineritë janë në terren dhe nuk do të ndalen. Ndryshimet ligjore duhet të kalojnë në Kuvend, sepse përshpejtohet puna në terren. Këtë e kërkojnë edhe kompanitë tona të vendit”, tha mes tjerash Kovaçevski.

Banner

Related posts

“Jehona e Malësisë” me aksion humanitar mblodhën mbi 15 mijë dollar për fëmijën autik

Gjyla Halili

VLEN i del në krah Mickoskit, UÇK-së i kthen shpinën

Gjyla Halili

Albin Kurti në Tetovë: Alban Ajeti nuk arriti të diplomojë në farmaci, por mori diplomën e dëshmorit të kombit

admin

Leave a Comment