SHOWBIZ

Ushqimet që largojnë dhimbjet e kokës

Dhimbja e kokës është një ndër shqetësimet më të shpeshta që përjetojmë dhe shpesh priremi që të marrim medikamente qetësuese.

Dhimbjet e kokës në disa raste shkaktohen nga një mangësi kaliumi. Këshilla është përgatitja e çdo lloj recete me patate që nga forma e puresë deri tek patatet sallatë ose të furrës.

Ja 8 ushqime që ndalojnë dhimbjen e kokës:

Shalqi
Në shumë raste, shkaqet e dhimbjes së kokës janë nga dehidratimi. Për këtë arsye, mund të jetë e dobishme të konsumoni ushqime të pasura me ujë, siç është
shalqini.
Uji natyral i pranishëm tek fruta dhe perime, si përmban minerale esenciale si magnez për parandalimin e dhimbjeve të kokës.

Bajame
Bajamet janë një nga burimet më të rëndësishme të magnezit. Sipas ekspertëve, magnezi është shumë i dobishëm për relaksimin e tensionit që mund të ndikojë në enët e gjakut dhe të shkaktojë dhimbje koke.

Farat e susamit
Farat e susamit janë të pasura me vitaminë E që përmirëson qarkullimin e gjakut dhe kjo është e dobishme, për të parandaluar dhimbjet e kokës, sidomos ato të vazhdueshmet.

Spinaqi
Spinaqi ndihmon në uljen e presionit të gjakut dhe lehtësimin e dhimbjeve të kokës. Për të parandaluar dhimbjen, përdorni vazhdimisht gjethe të freskëta spinaqi, në vend të sallatës jeshile për të përgatitur sallatat tuaja.

Banane
Midis burimeve për parandalimin dhe luftimin e dhimbjes së kokës është edhe vitamina B6, e cila është e pranishme tek banane dhe që ndihmon në rritjen e nivelit të serotoninës në tru, duke ulur dhimbjet, mërzitjen dhe stresin.

Fara Lini
Farat e linit janë të lidhur me përfitime të shumta shëndetësore për shkak të pasurisë së tyre me Omega3.
Këto substanca ndihmojnë në luftën kundër migrenave dhe kanë veti shëruese. Këshilla është që të shtoni fara lini tek drithërat e mëngjesit ose tek sallatat dhe supat tuaja.

Specat Djegës
Ata që e duan shijen pikante do ta kenë shumë të lehtë pasi specat djegës konsiderohen një ushqim i dobishëm për të luftuar dhimbjen e kokës. Efektet pozitive të specave djegës janë të dobishme jo vetëm në rastin e dhimbjeve të kokës, por edhe për dhimbjet e shpinës ose të dhëmbëve.

Misri
Misri është tejet i dobishëm për të parandaluar dhimbjen e kokës falë përmbajtjes së vitaminës B3. Kjo substancë, në fakt, mbështet funksionin e enëve të gjakut, qetëson nervat dhe bën mrekulli për dhimbjet e kokës.

Related posts

Eurovision publikon këngët më të klikuara të janarit 2023, në vend të dytë Luiz Ejlli me “Zjarr e ftohtë”!

admin

Ky është shteti i parë që bllokon plotësisht TikTok-un

admin

Sara, Bardhi dhe Meritoni, treshja që po ‘bën namin’, shpërthejnë memet në rrjet

Gjyla Halili

Leave a Comment