SHQIPËRI

Deputetja e PD-së e thyen heshtjen zgjedhore

Shqipëria sot është në heshtje zgjedhore, por si duket jo edhe deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sorina Koti, e cila sot vendosi të përkrah kandidatin për Pustecin, Pandi Jani.

Koti, e theu heshtjen zgjedhore përmes një postimi në Facebook, ku shkroi se Pusteci do të votojë për Pandi Janin.

“Pasuritë natyrore të Prespës, do kthehen në dorën e banorëve! Pusteci: pa rrugë, pa ujë, pa kanalizime, pa zhvillim! Jo më një Pustec i varfër! Pusteci do votojë për Pandi Janin! Pusteci në dorën tuaj”,  shkroi Koti në Facebook.

Nesër, më 14 maj, do të mbahen zgjedhjet për kryetarë bashkie në Shqipëri.

Banner

Related posts

Trupa gjykuese tërhiqet për vendimin, palët e PD-së në pritje të fatit të partisë

admin

Deputetët e opozitës rrethojnë foltoren dhe i bien bilbilit, Rama shkon në Kuvend

admin

“U përshëndet si George Washington i Kosovës nga vetë Biden”/ Rama reagon para gjyqit të Thaçit

admin

Leave a Comment