Grupi rajonal i qyteteve “Jing-Jin-Ji”, me “Jing” që i referohet kryeqytetit të Kinës Pekin dhe dy të tjerëve, përkatësisht metropolit Tianjin dhe provincës fqinje Hebei, janë zgjidhja e vendit për të nxitur zhvillimin e koordinuar rajonal
Si një strategji kryesore e nisur prej vitit 2014, ky grup qytetesh synon ta lehtësojë Pekinin nga funksionet jothelbësore të kryeqytetit, duke zgjidhur problemet urbane të tij, si trafiku dhe ndotja. Xiong’an, qytet në provincën Hebei, ku presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi një vizitë ,luan një rol jetik.
Në një simpozium të mbajtur për zhvillimin e koordinuar rajonal të rajonit Pekin-Tianjin-Hebei, presidenti Xi Jinping, vlerësoi arritjet ekonomiko-shoqërore vendëse, duke nxitur çuarjen përpara të zhvillimit me cilësi të lartë të drejtuar nga inovacioni dhe shtimit të progreseve të reja në “transformimin e gjelbër”. Sipas tij, strategjia e zhvillimit të rajonit përputhet me nevojën e zhvillimit cilësor të Kinës dhe është një rrugë efektive për ndërtimin e modernizimin e vendit.
Gjatë nëntë viteve të fundit që nga zbatimi i strategjisë “Jing-Jin-Ji”, janë arritur rezultate të frytshme në fushat kryesore të përmirësimit industrial, menaxhimit të trafikut dhe mbrojtjes së mjedisit, duke e çuar PBB-në totale të rajonit në 10 trilion juanë (1.44 trilion dollarë) në vitin 2022, ose 1.8 herë më shumë krahasuar me 2013-ën.
Si një nxitje e mëtejshme për zhvillimin e provincës së Hebeit, qeveria qendrore deklaroi krijimin e Zonës së Re Xiong’an në 2017, e cila shtrihet rreth 100 kilometër në jugperëndim të Pekinit dhe duke përfshirë tre distrikte në Hebei.